• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR QËNDROI NË MAL TË ZI NË VIZITË ZYRTARE
2018-05-04

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar qëndroi në Malin e Zi, ku realizoi takime me ministren e Administratës Publike Susana Pribiloviq, me drejtoreshën e përgjithshme të Shkollës Rajonale për Administrate Publike (ReSPA) Ratka Sekuloviq dhe zëvendëskryeministrin Rafet Husoviq.
Në takimin me ministren e Administratës Publike të Malit të Zi, u diskutua për shkëmbimin e përvojave në fushën e administratës publike duke pasur parasysh proceset e ngjashme, që po kalojnë të dy vendet për reformat në këtë sektor. 
Ministrat u pajtuan se reforma e administratës publike është njëra ndër shtyllat kryesore për proceset integruese në Bashkimin Evropian, prandaj përvojat e ndërsjella janë të nevojshme sidomos në tema të veçanta, që kanë të bëjnë me shërbimin civil, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve, racionalizimin e agjencive ekzekutive dhe për përmbushjen e marrëveshjes për përkrahje buxhetore sektoriale.
foto_04_052018_1.jpg

Në takimin në ReSPA u diskutua për aderimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare si anëtar i barabartë me shtetet tjera themeluese. Ministri fillimisht falënderoi ReSPA-n për rolin dhe kontributin që ka dhënë kjo shkollë në ngritjen e kapaciteteve për administratën publike në Kosovë, që nga themelimi deri më sot duke dhënë zotimin se Qeveria e Kosovës do të ri procedojë ligjin për aderimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare ReSPA.
foto_04_052018_2.jpg
Ndërsa, në takimin me zëvendëskryeministrin  Rafet Husoviq është biseduar për bashkëpunim rajonal në fushat të ndryshme dhe projekte zhvillimore. Ministri Yagcilar ka informuar për proceset të integrimeve evropiane në Kosovë dhe ka falënderuar zëvendëskryeministrin për përkrahjen e dhënë për shtetin tonë si dhe për projektet infrastrukturore midis dy shteteve në vendbanime kufitare.
Pjesë e delegacionit ishin edhe Ambasadori i Kosovës në Malin e Zi  Skender Durmishi dhe përfaqësuesi nga Ministria e punëve të Jashtme të Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i MAP- it Arton Berisha.
 

1