• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Ministri Yagcilar: Është finalizuar kërkesa për këstin e parë nga Kontrata për Reformën e Administratës Publike me Komisionin Evropian
2018-09-24

Pas një procesi gjithëpërfshirës të konsultimeve dhe kontributeve nga Zyra e Kryeministrit si dhe Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Administratës Publike ka finalizuar kërkesën për këstin e parë prej 5.5 milion Euro nga Kontrata për Reformën Sektoriale për Reformën e Administratës publike e cila është nënshkruar midis Kosovës dhe Komisionit Evropian vitin e kaluar.
Kërkesa e finalizuar i është dorëzuar zyrtarisht sot, Ministres së Integrimit Evropian znj. Dhurata Hoxha për ta deponuar tek Komisioni Evropian. 
Ministri Yagcilar deklaroj se me miratimin e projektligjit për pagat, projektligjit për zyrtarët publik si dhe projektligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, si dhe me ndërmarrjen e hapave të parë drejt zbatimit të procesit të racionalizimit të agjencive të pavarura, Kosova, ka plotësuar kushtet kryesore për të dorëzuar Komisionit Evropian kërkesën për këstin e parë prej 5.5 milion Euro nga Kontrata për Reformën Sektoriale për Reformën e Administratës Publike.  
Ministri Yagcilar tha se nënshkrimi dhe fillimit i zbatimit të Kontratës për Reformën Sektoriale për Reformën e  Administratës Publike shënon një arritje të rëndësishme për procesin e reformës së administratës publike si dhe avancon marrëdhëniet midis Kosovës dhe BE-së në fushën e administratës publike. Kjo kontratë është tregues i arritjeve të Kosovës dhe besimit që Komisioni Evropian ka në kapacitetet e Qeverisë së Kosovës për të menaxhuar një kontratë të tillë shtoj Ministri Yagcilar. 
Kontrata për Reformën Sektoriale për Reformën e Administratës Publike është një instrument i ri që përdor Komisioni Evropian për të nxitur dhe mbështetur reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor Shuma e përgjithshme e Kontratës është 25 milion Euro, ndërsa Kosova mund të përfitoj çdo vit deri në 5.5 milion Euro nëse arrin ti plotësoj kushtet e dakorduara përmes kontratës. Buxheti përkatës disbursohet drejtpërdrejt në thesarin kombëtar të Kosovës duke i mundësuar Qeverisë burime të reja financiare për të financuar reformat dhe politika  zhvillimore. 
 
1