• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Ministri Yagcilar: Pakoja ligjore e reformës së administratës publike afron vendin me BE-në dhe forcon llogaridhënien karshi qytetarëve
2018-06-28

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka organizuar sot në Prishtinë debatin përmbyllës konsultativ me komunat e Kosovës për pakon ligjore të reformës së administratës publike me pjesëmarrje të komunave dhe organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Prishtinës,
Mitrovicës dhe Prizrenit. Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci si dhe Kryetari i Komunës së Mamushës z. Abulhadi Krasniç. Pjesëmarrës të tjerë në debat ishin zyrtar të komunave si dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare. Debatin e udhëheqi  znj. Leonora Kryeziu, drejtoresh ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Në hapjen e debatit Ministri Yagcilar deklaroj se përmes pakos ligjore të reformës së administratës publike, vendi do të afrohet më shumë me BE-në, përderisa do të forcoj kornizën legjislative për qeverisje të mirë dhe llogaridhënie karshi qytetarëve. Ai shtoj se tre projektligjet kanë një rëndësi të veçantë për procesin e shtetndërtimit dhe përmes tyre adresohen problemet  qenësore në administratën shtetërore që kanë zbehur besim qytetar dhe kanë penguar ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.  Më tutje Ministri Yagcilar, sqaroj se pakoja ligjore adreson problemet aktuale me procesin e rekrutimit në institucionet publike duke parandaluar ndikimet politike në proces me qëllim forcimin e një administrate profesionale dhe efektive. Krahas kësaj, tre projektligjet do të zgjidhin edhe problemet me themelimin dhe funksionimin e agjencive të pavarura si dhe do të vendosin rend dhe rregull në sistemin e pagave dhe shtesave për sektorin publik. 
Ministri Yagcilar sqaroj se ditëve në vijim Ministria pritet të përmbyll procesin e konsultimit publik për tre projektligjet dhe pas adresimit të komenteve nga ana e qytetarëve, institucioneve dhe palëve të tjera do të dërgoj projektligjet për aprovim në Qeveri.
Në përmbyllje të debatit Ministri Yagcilar tha: “Pakoja ligjore e reformës së administratës publike krijon bazë të fuqishme legjislative për një shtet modern e Evropian, që ka kapacitet të ballafaqohet të zbatoj në mënyrë efektive reformat e procesit të integrimit evropian”
Ministria e Administratës Publike ka publikuar në platformën e konsultimeve publike draftet aktuale të projektligjeve dhe mund ti gjeni në këtë link: https://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php?InstitutionID=20001&OpenPage=0&ClosedPage=0
1