• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Ministri Yagcilar ka pritur këshilltarin special të komisionerit Hahn, Franz Schausberger
2018-09-04

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur këshilltarin special të komisionerit Hahn, Franz Schausberger, që shoqërohej nga Felix Rathje, zyrtar i politikave nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Në këtë takim, që kaloi në një atmosferë miqësore, u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe për reformën në administratën publike. Me këtë rast, zyrtarët e BE-së e çmuan lartë punën e MAP-it/ministrit dhe të Qeverisë për bërjen e Pakos ligjore, në kuadër te të cilës bëjnë pjesë Projektligji  për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Me këtë rast, ministri Yagcilar ka marrë edhe përkrahjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së mëtejme në koordinimin e veprimtarive me Komisionin Evropian, në mënyrë që ligjet e përmendura të zbatohen.  
1