• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
MINISTRI YAGCILAR KA PRITUR NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNËS SË SAMSUNIT, ZAHNI ŞAHIN
2018-08-14

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sot ka pritur në takim kryetarin e komunës së Samsunit, Zihni Şahin, të shoqëruar nga kryetari i komunës së Havza, Murat Ikiz, si dhe përfaqësuesit nga shoqata ESNAF në Prizren.
Ministri Yagcilar, fillimisht e falënderoi z. Şahin për vizitën dhe u shpreh mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshëm të shtetit turk në Kosovë, në këtë rast edhe në bashkëpunimin dhe përkrahjen e komunave të Republikës së Turqisë, në forcimin e kapaciteteve te komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës .

Gjatë këtij takimi, u bashkërenduan idetë e bashkëpunimit si dhe iniciativat që mund të ndërmerren në fushën e ekonomisë dhe kulturës midis nivelit qendror dhe nivelit lokal.
 
Kryetari Şahin, duke falënderuar Ministrin Yagcilar për mikpritje, shprehi gatishmëri për realizimin e projekteve të reja, në fokus të thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Turqi në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.
 
1