• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Ministri Yagcilar në Gjilan ``Modernizimi i administratës publike synon forcimin e përgjegjësisë, efektivitetit dhe efikasitetit``
2018-06-20

Ministria e Administratës Publike, ka vazhduar me debatet nëpër rajonet e Kosovës për të informuar dhe konsultuar publikun me pakon ligjore të reformës së administratës publike që përfshinë tre projektligje:
projektligjin për administratën shtetërore, projektligjin zyrtarët publik si dhe projektligjin për pagat. 
Debati për rajonin e Gjilanit u organizua në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ndërsa pjesëmarrës ishin qytetar, përfaqësues të komunave të rajonit, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat. 
Në fjalën e tij Ministri Yagcilar tha se pakoja ligjore e reformës së administratës publike është tejet e rëndësishme të përkrahet dhe të aprovohet këtë vit sepse adreson probleme qenësore të funksionimit të mirëfilltë dhe demokratik të institucioneve publike. Ministri Yagcilar sqaroj se në situatën aktuale administrata publike përballet me disa probleme të rëndësishme që pengojnë funksionimin efektiv, efikas dhe profesional të sajë, duke veçuar numrin e madh të agjencive të pavarura dhe ekzekutive, shkelja e parimit paga e njejtë për punë të njejtë si dhe probleme në procesin e rekrutimit dhe performancën në shërbimin civil. Ministri Yagcilar deklaroj se qëllimi kryesor i pakos ligjore të reformës së administratës publike është trajtimi i barabartë, të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm të administratës publike, duke krijuar mundësi shërbimeve të drejta, përballueshme dhe efektive.
Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, tha se duhët të përkrahet pakoja ligjore e reformës së administratës publike, e cila ka një rol të vecantë në regullimin e sistemit shtetëror, adresimin e problemeve aktuale dhe qartësimin e funksionimit të tërë administratës publike, në mënyrë që administrata të veproj në favor të qytetarëve.
Drejtori i Departamentit Ligjor në MAP z. Naser Shamolli, shpalosi përmbajtjen e drafteve aktuale të projektligjeve, duke nënvizuar rëndësinë që këto tre projektligje kanë për të vendosur rregull dhe rend në administratën publike të Republikës së Kosovës dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe biznesit.  
Në fund të debatit Ministri Yagcilar tha se Ministria e Administratës Publike falënderoj Kryetarin e Komunës z. Haziri për bashkëpunimin dhe përkrahjen e procesi si dhe informoj të pranishmit se MAP ka publikuar në platformën e konsultimeve publike draftet aktuale të projektligjeve që mund të gjenden në këtë link:
https://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php?InstitutionID=20001&OpenPage=0&ClosedPage=0 
foto111.jpg
1