• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Ministri Yagcilar në Mal të Zi foli për Agjendën Digjitale të Kosovës
2018-10-08

Podgoricë/Mali i Zi, 8 tetor 2018: Me ftesë të Komisioneres Evropiane për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale, Mariya Gabriel dhe Ministres së Administratës Publike të Malit të Zi, Suzana Pribilovic, Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë për Agjendën Digjitale të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Yagcilar,duke falenderuar ministren Pribilovic për mikpritjen, shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për Komisionit Evropian, në përkrahjen e vazhdueshme të modernizimit të administratës publike. Falë kësaj përkrahje ne kemi bërë hapa të mëdhenj në drejtim e duhur, tha Ministri Yagcilar. 
 
Në këtë takim, ministri Yagcilar, shpalosi para Komisionit Evropian dhe kolegëve ministra të rajonit, të arriturat dhe sfidat rreth Agjendës Digjitale të Republikës së Kosovës. Ai tha se, transformimi digjital është ndër prioritetet kryesore për Qeverinë e Kosovës dhe shihet si një segment kyç i përpjekjeve për punësimin e të rinjve, inovacionin si dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit si në nivel rajonal po ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
 
Ministri Yagcilar shkëputi disa prej iniciativave kryesore të Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë iniciativën për hapjen e të dhënave, ndërtimin e rrjetit shtetëror i cili lidh pothuajse të gjitha institucionet e  Republikes së Kosovës, duke përfshirë pushtetin qendror dhe atë lokal, si dhe ndërtimi e Qendrës së të Dhënave Shtetërore, e cila është e centralizuar dhe shërben si depo elektronike e të dhënave për të gjitha institucionet e Kosovës. 
Në përmirësimin e zhvillimit të klimës kibernetike në Kosovë, ministri i MAP-it Mahir Yagcilar,shpalosi të arriturat në kuadër të zbatimit të projektit “Platforma e Interoperabilitetit” përmes të cilës do të bëhet ndërlidhja sinkrone dhe asinkrone e sistemeve kryesore elektronike të vendit. Ministri foli edhe për progresin në ndërtimin e pikave të vetme të kontaktit për qytetarët e vendit me qëllim përmirësimin e ofrimit dhe qasjes në shërbimet publike, me kosto të ulët për qytetarë dhe biznese.  
Ministri Yagcilar në takimin e nivelit të lartë për Agjendën Digjitale të Ballkanit Perëndimor, fjalimin e tij e perfundoi  me zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatim efektiv të programit të reformave në administratën publike dhe duke theksuar rolin qendror të Bashkimit Evropian në këtë aspekt. 
 
 
 

1