• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Ministri Yagcilar në Vjenë: E ardhmja e shërbimeve publike është digjitalizimi
2018-09-26

Vjenë/Austri, 26 shtator 2018: Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, po merr pjesë në "Konferencën e Nivelit të Lartë për Digjitalizimin dhe E-Qeverisjen" me ftesë të Ministrit Federal të Austrisë për Çështje Ekonomike dhe Digjitale. Konferenca po mbahet në kuadër të Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ministri Yagcilar prezantoj në panelin ministror së bashku me kolegët e tij nga rajoni he Evropa. Në fjalimin e tij Ministri ka folur për sfidat, hapat si dhe prioritetet për tregun e vetëm digjital. Ai argumentoj se epoka digjitale paraqet një mundësi për të adresuar në mënyrë efektive dy sfidat kryesore në Ballkanin Perëndimor të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë dhe punësimin e të rinjve. Ai më tutje shtoj se e-qeverisja është zgjidhja më e mirë për ta sjellë qeverinë më afër qytetarëve, për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë.
 
Ministri Yagcilar në fjalën e tij foli edhe për arritjet e qeverisë së Kosovës sa i përket politikave legjislacionit, dhe dokumenteve strategjike si: Agjenda Digjitale për Kosovën, Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike, Kornizën e Interoperabilitetit, etj. 
Ministri në fund të fjalës së tij tha se, Ballkani Perëndimor duhet ti bashkëngjitet iniciativës së BE-së për të krijuar tregun e vetëm digjital, sepse krijon vende të reja pune për të rinjtë, është e rëndësishme për zhvillimin tonë të përgjithshëm dhe është thelbësore për rritjen e bashkëpunimit dhe ndërvarësisë në rajon. 
Integrimi digjital në Ballkanin Perëndimor gjithashtu mund të kontribuojë në marrëdhënie më të mira ndërqeveritare dhe të bëhet një nismë e ndërtimit të paqes në vetvete.
 
foto-viena-02.jpg
1