• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Ministri i MAP-it, M. Yagcilar, në Prizren, prezantojë projektin “One Stop Shop“
2018-08-17

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoj komunën e Prizrenit, me qerastë u prit nga kryetari i Komunës Mytaher Haskuka.
Ministri Yagcilar, edhe njëherë shprehi përkushtimin e tij, nga ana e MAP-it, lidhur me modernizimin e shërbimeve administrative ndaj qytetarëve. Andaj, projekti One Stop Shop i cili po financohet nga MAP-i, do të jetë projekt shumë i rëndësishëm në realizmin e objektivave tona, në avancimin e Reformës së administratës Publike, ku përfitues i këtij projekti do të jetë Komuna e Prizrenit, dhe se si projekt i tillë, për herë të parë, fillon së funksionuari në Komunën e Prizrenit, u shpreh ministri Yagcilar.
Gjatë takim, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit-ASHI, në kuadër të MAP, z. Kujtim Gashi, theksoi se projekti One Stop Shop, është projekt i cili do të krijoj mundësin e ofrimit të shërbimeve moderne dhe elektronike për qytetarët, si dhe të njëjtën kohë, eliminon aspektet burokratike të administratës, gjë që infrastruktura e teknologjisë informative dhe aspektet e e-Qeverisjes, do të kenë rol të rëndësishëm në këtë proces.
Po për këtë projekt, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, falënderojë ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, për mbështetjet e vazhdueshme që po i bëhen nga ana e MAP-it.


 
1