• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Miratohet Plani i Veprimit për Modernizimin e Administratës Publike
2018-08-08

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar Planin e Veprimit 2018-2020 për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020.
Ministri i Administratës Publike z. Mahir Yagcilar sqaroj se zbatimi Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike, ka për qëllim të krijojë kushte që administrata të jetë e orientuar kah plotësimi i kërkesave dhe nevojave specifike të qytetarëve dhe bizneseve qe të punojë në interes të tyre. 
Ministri Yagcilar më tutje deklaroj se pritet të punohet në reduktimin e barrierave procedurale dhe administrative, ulje të kostos dhe reduktim të kohës së shpenzuar gjatë marrjes së shërbimeve publike-administrative nga a e qytetarëve. Qytetarët do të kenë mundësi që gjatë marrjes së shërbimeve publike administrative të shfrytëzojnë mundësitë e teknologjisë informative e përshtatshme edhe për personat me aftësi të kufizuara, sqaroj Ministri Yagcilar.
Draft-Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2018-2020 përqendrohet në arritjen e rezultateve të synuara në fushën e:
-shërbimit civil (menaxhimin e burimeve njerëzore);
-shërbimeve publike administrative dhe procedurave administrative; dhe
-llogaridhënies dhe organizimit të administratës shtetërore.

Draft-Plani i Veprimit është prezantuar edhe në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike të mbajtur më datë 19 prill 2018. Finalizimi i Planit të Veprimit është pasuar nga procesi i konsultimit publik në pajtim të plotë me Rregulloren Nr. 05/2016 për konsultimet publike.
Zbatimi i prioriteteve te reformës së administratës publike të përcaktuara me këtë plan është parakusht për përfitimin e përkrahjes buxhetore sektoriale nga ana e Komisionit Evropian.
1