• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
NDËRTESA E GJYKATËS THEMELORE NË NOVOBËRDË DREJT FINALIZIMIT
2018-05-28

Ndërtesa e Gjykatës Themelore në komunën e Novobërdos ka kohë që ka nisur të ndërtohet. Falë monitoritmit të vazhdushëm, që është duke e bërë Ministria e Administratës Publike, punimet në këtë ndërtesë kanë shënuar përparime të dukshme.
Kjo u vu re edhe gjatë vizitës që i bëri kantierit të ndërtimit të kësaj ndërtese zëvendësministri i MAP-it Sami Hajdaraj, me bashkëpunëtorë. Nga punëkryesi, Hajdaraj u informua për shkallën e zhvillimit të punimeve, por edhe me dinamikën e paraparë, me qëllim që ky projekt madhor për këtë komunë të përfundojë në afatin e paraparë. Sipas asaj, që u pa në vendpunishte, doli se deri tash në këtë ndërtesë kanë përfunduar punimet e strukturës, ndërsa tash për tash po punohet në punimet finale siç janë: suvatimi, kanalizimi fasada strukturale e të ngjashme.
1