• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
NË IKAP U PËRURUA SALLA E RE E TRAJNIMEVE-DONACION I GIZ-it
2018-03-01

Në Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në një ceremoni rasti, u përurua   Salla  re e e trajnimeve e pajisur me 20 llap top e pajisje tjera të teknologjisë informative, donacion i GIZ-it gjerman.
Në këtë ceremoni përurimi, pos zyrtarëve të MAP-it/ IKAP-it ishin edhe ata nga GIZ-i gjerman. Ministri Mahir Yagcilar, pasi falënderoi GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme, që po i bën IKAP-it dhe MAP-it në fushën e trajnimeve dhe të reformave në administratë, theksoi se me këtë donacion kaq të vlefshëm për IKAP-in po krijohen kushte më të mira për realizimin e trajnimeve. 
 
Funksionalizimi i sallës me pajisjet moderne të teknologjisë informative i mbështetur nga projekti i  GIZ-it për reformë ligjore dhe administrative, ka kushtuar 18.374 euro.
 
 
1