• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
NË PARIS MINISTRI YAGCILAR U TAKUA ME UDHËHEQËSEN E SIGMA-s KAREN HILL
2018-02-08

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike,Mahir Yagcilar, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës, në Paris, Qendrim Gashi, u takua me udhëheqësen e SIGMA-s Karen Hill. Ministri Yagcilar, pasi falënderoi zonjen
Hill për mbështetjen e SIGMA-s dhënë MAP-it në realizimin e objektivave të Reformës së Administratës Publike, theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në përmbushjen e reformave të administratës publike dhe në këtë drejtim po punohet në funksionalizimin e shtetit të Kosovës.
 
Foto_08022018.jpgNë anën tjetër, Karen Hill e përgëzoi ministrin Yagcilar për angazhimin dhe punën që është duke bërë. Ajo ripërseriti faktin se përkrahja e SIGMA-s për Ministrinë e Administratës Publike do të thellohet, për ç’gjë u dakorduan edhe palët në këtë takim.
 
Gjate qëndrimit në Paris, ministri Yagcilar, me delegacionin e Republikës së Kosovës, i përberë nga zyrtaret të lartë të Qeverisë së Kosovës, është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit nga Komisioni Evropian dhe OECD/SIGMA, me të cilët është duke diskutuar rreth finalizimin të Pakos ligjore të administratës publike: Ligjin për Organizimin e administratës Publike, Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Pagat.



 
1