Në këtë tryezë, ku të pranishëm ishin zyrtarë nga Agjencia për Barazi Gjinore dhe zyrtare të kësaj fushe nga ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u zhvillua një debat lidhur me përparësitë që ofron ky udhëzim për pronën, por edhe për mundësitë e regjistrimit të saj , falas, deri në muajin prill 2018. Të pranishmet, në këtë tryezë, përgëzuan MAP-in për këtë nismë, që sipas tyre ofron njohuri dhe mundësi, që prona e përbashkët e dy bashkëshortëve të regjistrohet në harmoni me këtë akt juridik.