• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
U MBAJT TAKIMI I PARË I KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR REFORMËN E ADMINISTRATËS PUBLIKE
2017-10-31

Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike, i udhëhequr nga kryesyesi i këtij këshilli, ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, ka mbajtur takimin e parë në këtë vit.

20171031_121856.jpg

Në këtë takim, pos kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ishin të pranishëm edhe ministrja e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha,  Ivan Todosijeviq, ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ministri i MTI-së  Bajram Hasani dhe përfaqësues tjerë qeveritarë të cilët raportuan për proceset reformuese të shënuara deri me tash.
Kryeministri Ramush Haradinaj, theksoi se reforma në administratën publike është një proces që e përcjell një administratë tërë jetën. Reforma bëhet me e rëndësishme në rast se ajo para vetës ka shtruar obligimet të cilat i ka parashtruar edhe Republika e Kosovës, siç janë proceset euro-atlantike dhe anëtarësimi në Bashkimin e Evropian. 
 
Reforma, si proces,  nuk nënkupton largimin e nëpunësve nga vendet e punës, por aftësimin e tyre, cilësinë , shtimin e përgjegjësisë drejt një vlere të re qeverisëse në shërbim të qytetarit të cilën po e  synon Qeveria. Nëse kësaj i përmbahemi, atëherë mund të llogarisim në ndryshime pozitive, në ngritje ekonomike, shoqërore të cilat shkojnë në dobi të qytetarit. Reforma si koncept është e përgjithshme, me qëllim që ta aftësojmë Kosovën. Pra , nëse e kemi një administratë profesionale, të përgjegjshme dhe efikasve mund të fillojmë edhe me reforma nder sektoriale, në fusha të ndryshme duke nisur nga gjyqësia, shëndetësia dhe fushat tjera. Në këtë drejtim ,tha kryeministri Haradinaj, një barrë e përgjegjësisë i bie MAP-it dhe ministrit të saj, por edhe MTI-së, MAPL-së dhe ZKM-së. Kryeministri, me këtë rast, vlerësoi lart punën dhe angazhimin që po e bën ministri Yagcilar dhe ministrat që janë të kyçur në këtë proces.
DSC_0410.jpg
 
Fjala e ministrit Yagcilar
 
Ministri Yagcilar, duke falënderuar Kryeministrin për përkushtimin e tij në proceset reformuese foli për ecurinë dhe të arriturat e reformave në tërësi. Në fillim, tha ai, dëshiroj të falënderoj kryeministrin Haradinaj, për ardhjen dhe për përkrahjen për proceset në reformimin e administratës publike, dhe të tjerët në takimin e parë të sivjetmë të KMRAP-it, i cili është krijuar sipas vendimit të Qeverisë dhe është prej kërkesave kryesore të Komisionit Evropian, që të kemi një trup i cili koordinon dhe adreson nevojat në fushën e reformave të administratës publike. 
Puna e bërë deri më tani është një përkushtim për zbatimin e një vargu të dokumenteve të rëndësishme strategjike në fushën e administratës publike si: Strategjia e Modernizimit të Administratës Publike, Strategjia e Rregullimit më të mirë, Strategia e Koordinimit të politikave dhe Strategjia e Menaxhimit Financave Publike, të cilat janë edhe pjesë e Marrëveshjes së Stabilizimit të Asosicimit, Agjendës për Reforma Evropiane si dhe Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, të cilat kanë një rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kombëtar të vendit tonë.
Të gjithë jemi në dijeni tha ministri Yagcilar, që procesi i modernizimit është i karakterizuar me reforma të gjata, të ndërlikuara dhe shumë herë sfiduese, por me krijimin e vizionit të qartë dhe me politika reformuese ne së bashku mund të arrijmë të avancojmë dhe të përmirësojmë sistemin ekzistues në administratën publike.
Në bashkëpunim me partnerët tonë të Komisionit Evropian kemi zhvilluar konsultime të shumta në të gjitha nivelet politike dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe i kemi adresuar konkluzionet e dala nga takimet e Grupit të Veçantë të Reformës së Administratës Publike.
Ndaj, më lejoni, tha ai,  që shkurtimisht t'iu përmendi progresin në nivelin e politikave dhe të legjislativit, që janë si vijon:
Është miratuar Ligji për Procedurat e Përgjithshme Administrative, janë miratuar koncept dokumentet për ligjin e ri të Shërbimit Civil dhe për Organizimin e
administratës publike, ndërsa Koncept dokumenti për Ligjin për Pagat është në në fazën e konsultimeve.
Në këtë aspekt këto 3 projekt ligje do të shkojnë për aprovim si pako në Qeveri në fillim të vitit 2018. 
Në fund, tha ministri Yagcilar, dëshiroj të theksoj se është e rëndësishme të kemi një konsensus politik në arritjen e synimeve për zbatimin e reformave të përcaktuara me dokumentet të lartpërmendura dhe obligimeve ngarkuara në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane, për zbatimin e Kornizës Strategjike për RAP-in dhe zbatimin e konkluzioneve të dala nga GVRAP-i 2016.
Prandaj, ky takim i KMRAP-it ka rëndësinë e veçantë në vazhdimin e zbatimit  të reformave në administratën publike, në realizimin e Agjendës Evropiane për pjesën e administratës publike dhe për realizimin e Kontratës për Përkrahje Sektoriale Buxhetore e cila bëhet për herë parë për Kosovën, ku shfrytëzoj mundësinë të falënderoj Bashkimin Evropian për përkrahjen e tyre në proceset e RAP në Kosovë.
 
 

1