• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA E MIRËKUPTIMIT NDËRMJET MINISTRISË SË ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE KOMUNËS SË PRISHTINËS
2018-04-13

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë lidhur një Marrëveshje Mirëkuptimi me qëllim të marrjes në shfrytëzim të hapësirës së ndërtesës e Aneksit e njohur si “Salla e Armatës”, e cila gjendet në rrugën “Brigada Kosovare”, përballë Sheshit “Zahir Pajaziti”, të menaxhuar nga Ministria e Administratës Publike.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje qytetarët e Prishtinës, nga kjo sallë do kenë mundësi të përcjellin ngjarjet kulturore, sportive e rinore.
Ministri Yagcilar dhe kryetari Ahmeti pohuan se bashkëpunime të tilla në mes të MAP-it dhe komunës së Prishtinës do të ketë edhe në të ardhmen..
1