• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
U PËRURUA QENDRA E PARBURGIMIT
2018-01-05

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, ka përuruar sot Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni përurimi, ministri Yagcilar, foli për rëndësinë që ka kjo qendër për shtetin e Kosovës, institucionet e saja, por edhe për rendin dhe ligjin.
Ministri Yagcilar tha se, ky projekt kapital, i rëndësisë për fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, ka nisur të ndërtohet në vitin 2013 dhe si i tillë ka përfunduar në harmoni me planin dinamik. Pos peshës dhe rëndësisë, që ka ky kompleks i kësaj qendreje, dëshmon  se Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar në zbatimin e rendit dhe të sundimit të ligjit në Kosovë, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira në këtë sferë, në harmoni me standardet evropiane.
 
Mu për këtë, ministri Yagcilar u shpreh mirënjohës, ndaj Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim deri në finalizimin e  këtij projekti i cili, bashkë me infrastrukturën përcjellëse ka kushtuar 6.6 milionë euro.
 
Ndërtesa e Paraburgimit në Prishtinë, që përfshinë 10,500 metra katrorë, ka kapacitet për 300 individë. Në këtë ceremoni përurimi ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe zyrtarë tjerë shtetërorë.
foto_05012018_1-(3).jpg

foto_05012018_2-(2).jpg



 
 
1