• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
U mbajt takimi i radhës se Sekretariatit për racionalizimin e agjencive
2018-07-31

Sekretariati për Racionalizimin e Agjencive mbajti sot takimin e radhës, ku u shqyrtuan disa nga e komentet dhe rekomandimet e pranuara nga procesi i konsultimit publik për Koncept-dokumentin për valën e parë të racionalizimit të agjencive.
Me qëllim të mbështetjes së procesit të racionalizimit të agjencive, i pranishëm ishte  edhe Ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, i cili theksoi, se jemi të përkushtuar në realizimin e reformave dhe kërkojmë mbështetjen, si dhe përkrahjen  nga Komisioni Evropian dhe Institucionet e Republikës së Kosovës në përgjithësi. Gjithashtu,  në këtë takim  i pranishëm ishte edhe Koordinatori Nacional për Reforma, z. Besnik Tahiri, i cili gjatë fjalës së tij, kërkoj nga Komisioni Evropian, që të na mbështesin në këtë proces dhe të vazhdohet me punë, ashtu siç është përcaktuar me Planin e Veprimit për Racionalizimin e Agjencive i miratuar nga Qeveria.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës së Komisionit Evropian.Pjesëmarrësit u dakorduan që deri në fund të muajit gusht, të shqyrtohen të gjitha komentet e pranuara  si dhe të hartohet raporti për konsultimet publike për Racionalizimin e Agjencive.
 
1