• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
UNIVERSITETI „ISA BOLETINI“ NË MITROVICË BËHET ME NDËRTESA TË REJA
2018-05-10

Kompleksi i ndërtesave në ndërtim i Universitetit “Isa Boletini“ të Mitrovicës, është vizituar nga zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Sami Hajdaraj, me bashkëpunëtorë
Në këtë kompleks, që konsiderohet njëri prej projekteve më kapitale të Republikës së Kosovës, i viteve të fundit, ka nisur të ndërtohet në vitin 2014. Deri tash, punimet kanë shënuar një përparim në harmoni me dinamikën e paraparë. Sipas asaj, që u pa në terren, tash për tash, punimet kanë përfunduar në ndërtesat e Rektoratit dhe në atë të Fakultetit Xehtar-Metalurgjik, të cilat pritet të përurohet së shpejti  dhe t’i dorëzohen këtij universiteti në përdorim.
Foto_10_052018_1.jpgNdërtesa e Rektoratit ka një sipërfaqe 3700 metra katrorë, kurse ajo e Fakultetit Xehtar-Metalurgjik, 17 mijë metra katrorë. Me intenzitet të madh është duke u punuar edhe në ndërtimin e ndërtesës së Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, ku mund të konstatohet se është kryer një shkallë e lartë e punimeve të vrazhda.
Foto_10_052018_2.jpgMe këto ndërtesa Universitetit „Isa Boletini” do t’i krijohen kushte shumë të volitshme për punë, për faktin se ndërtesat, që priten të perurohen, tash për tash, ajo e Rektoratit dhe FXM-së, janë të pajisura me pajime e pajisje bashkëkohore për mësim akademik, por edhe kanë hapsira të nevojshme për zhvillimin e proceseve mësimore.



1