• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
Yagcilar: Qëllim ynë është qeverisja elektronike më efikase, më efiçiente dhe më e sigurt.
2018-05-08

Organizuar nga kompania Microsoft në bashkëpunim me Novus IT Consulting u mbajt konferencë me temën "Microsoft Cloud Disaster Recovery and Backup".
Fjalën hyrëse të kësaj konference e kishte ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, i cili shprehu kënaqesinë, duke folur për këtë të konferencë të organizuar nga Microsoft dhe Novus, dedikuar trendëve dhe zgjidhjeve të ardhshme për kopje rezervë (siç quhen në teknologji edhe si “backup”) dhe rimëkëmbje të të dhënave (apo “disaster recovery”) nga fatkeqësitë natyrore ose ato të krijuara nga njeriu. Ministri Yagcilar tha se, për Ministrinë e Administratës Publike kjo paraqet një temë tejet të rëndësishme, derisa si shtet po bëjmë përpjekje për të bërë hapa të mëdhenj në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe qeverisjes elektronike.
Jetojmë në një epokë të avancimeve të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë së informacionit, në epokën e "të dhënave të mëdha", u shpreh ministri i MAP-së Mahir Yagcilar.
Në vazhdim të fjalës së tij, ministri Yagcilar tha se,"Të dhënat tashmë janë shëndërruar në një burim të ri dhe me vlerë të madhe ekonomike, sociale dhe politike.Të dhënat dhe sistemet elektronike kanë krijuar një vlerë të jashtëzakonshme për ekonominë botërore dhe inovacionin, duke nxitur risi, produktivitet, dhe efikasitet dhe zhvillim. Kosova është pjesë e këtij trendi global.Studimet tregojnë se në Kosovë ka shkallë të lartë të depërtimit të internetit, në bazë të ekonomive familjare është mbi 80%. Mosha e re mesatare e popullsisë në Kosovë, ndikon në këtë dhe po ashtu në ndjekjen e trendëve globale. 
Qeveria e Republikës së Kosovës është duke bërë përpjekje që ti përgjigjet kësaj sfide dhe mundësie. Së bashku me Microsoft ne jemi duke zhvilluar platformën e inter-operabilitetit apo ndërveprimit për ti mundësuar data-bazave dhe aplikacioneve të ndryshme qeveritare të shkëmbejnë dhe komunikojmë njëra me tjetrën. 
"Epoka e dhënave" paraqet edhe sfida për mbrojtjen dhe sigurimin e tyre. Qeveria ka investuar miliona euro në vitet e fundit në digjitalizimin e shërbimeve dhe ndërtimin e sistemeve komplekse elektronike. Investimet në këto sisteme dhe të dhënat në to kanë vlerë të lartë, jo vetëm financiare. Ato janë jetike për funksionimin e shtetit dhe shoqërisë. Si pasoj, është me rëndësi jetike që ato të ruhen dhe të jenë të qasshme në raste fatkeqësie.
Me fjalë të tjera, vazhdoi ministri Yagcilar, planet tona përfshijnë zgjerimin e përdorimit dhe krijimit të të dhënave.Në këtë aspekt, pjesë qendrore është edhe siguria, ruajtja e të dhënave dhe rimëkëmbja e tyre në rast të fatkeqësive natyrore ose të krijuara nga njeriu. Rimëkëmbja e të dhënave nga katastrofa ka të bëjë me të menduarit dhe vepruarit strategjik për ruajtjen e kopjeve të të dhënave elektronike në një mjedis që ofron siguri dhe mundëson rimëkëmbjen e shpejt të tyre. Ministria e Administratës Publike ka ndërtuar dhe menaxhon me qendrën shtetërore të të dhënave. Kjo qendër i mundëson të gjitha institucioneve publike që të ruajnë të dhënat e tyre në serverët tanë. Mirëpo, ne nuk kemi një politika dhe infrastrukturë për backup dhe rimëkëmbje. Nëse do të ndodhte diçka dhe qendra e të dhënave do të pësonte, atëherë kjo do të rrezikonte operacionet jetike të institucioneve publike dhe do të rrezikonte të gjitha të dhënat publike.Për këtë, u shpreh  ministri Yagcilar,ne si ministri, kemi planifikuar dhe kemi kërkuar nga Ministria e Financave që të buxhetojmë për projektin rimëkëmbjes së sistemeve dhe të dhënave. Jemi të gatshëm që të shqyrtojmë me partnerët tanë opsionet teknike për realizimin e projektit, duke marrë parasysh trendët e fundit globale në teknologjinë e informacionit. 
Në përmbyllje të fjales së tij, ministri Mahir Yagcilar tha se, si  Ministër i Administratës Publike, kam për qëllim, të zgjedhim opsionin i cili e bën qeverisjen elektronike më efikase, më efiçiente dhe më të sigurt. 
 
 
1