• 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
ZËVENDËSMINISTRI SAMI HAJDARAJ VIZITOI PUNIMET NË NDËRTESËN E SHKOLLËS NË KORENICË
2018-05-08

Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Sami Hajdaraj, me bashkëpunëtorë, vizitoi punimet në ndërtesën e shkollës fillore në fshatin Korenicë të komunës së Gjakovës.
Aty, nga punëkryesi, u njoftua për së afërmi me shkallën e punimeve të bëra deri tash. Ky projekt, që përfshinë një sipërfaqe prej 1060 metrash katrorë , është paraparë të kushtojë 313589 euro. Sipas punë kryesit, punimet në këtë projekt trevjeçarë pritet të realizohen brenda objektivave të paraparë. Ndërsa, deri tash, nga ajo që u pa në vendin e ngjarjes, janë kryer 40 për qind e punëve të vrazhda. Me këtë ndërtesë, pritet të bëhet një zgjidhje e mirë për nxënësit e Korenicës dhe të fshatrave për rreth, fëmijët e të cilëve i vijojnë mësimet në këtë shkollë. Ndërsa, vizita e bërë në këtë vend punishte është edhe një dëshmi më shumë se Ministria e Administratës Publike udhëheqësit dhe ekspertët e saj, vazhdojnë t’i  kushtojnë kujdes projekteve në ndërtim dhe të përcjellin hap pas hapi punën që bëhet në terren.
1