Drejtori i Përgjithshëm i ASHI-së

Kujtim Gashi

Drejtor i Përgjithshëm i ASHI

Kujtim Gashi, u lind me 6 tetor 1972, në Kamenicë.  Z. Gashi është Doktor Shkence në Universitetin e TiranësFakulteti Ekonomik - Shkolla e Doktoratës, Departamenti Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar, me temën: “e-Qeverisja dhe Interoperabiliteti i Sistemeve Elektronike në vendet në zhvillim. Rast Studimor Institucionet e Republikës se Kosovës”.

Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master i përfundoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Internacional të Prishtinës, Drejtimi Menaxhment Internacional, me temën “e-Qeverisja Strategji e menaxhimit transparent, etik dhe të reformuar”.

Z. Gashi, ka të publikuara në konferenca dhe revista te ndryshme shkencore ndërkombëtare dhjetëra punime shkencore.


Z. Gashi, ka realizuar disa vizita studimore, në vende të cilat janë lider në aplikimin e e-Qeverisjes në nivel shtetëror si: SHBA, Estoni, Norvegji, Finlandë, Austri, Zvicër, Gjermani, Slloveni, Gjeorgji etj.

Z. Gashi që në vitet 90’ ka menaxhuar një biznes në sektorin privat, ndërsa në vitin 2002 ka filluar punën si  profesor në Gjimnazin "Ismail Qemali" në Kamenicë.

Nga nëntori i vitit 2002 deri në shkurt 2008 ka qenë asamblist i Kuvendit Komunal të Kamenicës dhe anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa.

Prej viti 2003 ka mbajtur pozitën e Oficeri të Lartë Doganor në Dogana deri në shkurt 2008.

Kujtim Gashi nga fillimi i vitit 2008 deri fillim të vitit 2010, ka ushtruar pozitën e Shefit të Administratës dhe Personelit, si dhe Drejtor i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Kamenicës.

Në vitin 2010 zgjidhet udhëheqës i Divizionit të Proceseve Administrative në Departamentin e Qeverisjes Elektronike dhe Proceseve Administrative të Ministrisë së Administratës Publike, funksion të cilin e ka ushtruar deri në dhjetor të vitit 2013, atëherë kur Departamenti i Qeverisjes Elektronike dhe Proceseve Administrative, shndërrohet në Agjenci.

Pas themelimit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, në dhjetor të vitit 2013, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, z. Gashi emërohet Drejtori i Përgjithshëm i kësaj Agjencie për një mandat tre vjeçar. Ndërsa në dhjetor të vitit 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës, z. Gashi-t i ka vazhduar mandatin edhe për tri vite në krye të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

 

Copyright © 2020.