Drejtorati i Zhvillimit të e-Qeverisjes

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

1. Harton politika, standarde, akte ligjore dhe nënligjore për institucionet shtetërore, në fushën e qeverisjes elektronike dhe TI-së;
2. Në koordinim me institucionet përkatëse qeveritare udhëheq me hartimin dhe modifikimin e strategjisë për e-Qeverisje dhe plan të veprimit;
3. Në koordinim me institucionet përkatëse qeveritare bën monitorimin e realizmit të planit të veprimit të strategjisë për e-Qeverisje.
4. Bashkërendon nevojat e institucioneve qeveritare për e-Qeverisje në këto fusha: sisteme elektronike, siguri të sistemeve, baza të të dhënave, aftësim në fushën e TI-së, etj.
5. Bën identifikimin e nevojave për projekte zhvillimore për institucionet qeveritare në fushën e qeverisjes elektronike;
6. Mbikëqyrë mënyrën e menaxhimit dhe ruajtjen e pronës intelektuale dhe të drejtat në lidhje me bazat e të dhënave dhe softuerët që janë në pronësi shtetërore
7. Ndihmon qasjen në informata publike elektronike
8. Ofron mbështetje dhe informata për shërbimet elektronike, përmes qendrës kontaktuese, në fushën e shërbimeve: G2G, G2C dhe G2B.
9. Bën promovimin e produkteve të e qeverisjes si dhe dokumentimin e realizimit të planit të veprimit dhe infrastrukturës së TI-së dhe shërbimeve elektronike.
10. Siguron mbrojtjen e të dhënave personale në formë elektronike, në pajtim me legjislacionin në fuqi.


Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:

• Sektori i Politikave, Monitorimit dhe Analizës
• Sektori i Mbështetjes Online dhe i Promovimit të e-Qeverisjes

 

Drejtor i Drejtoratit për Zhvillim të e-Qeverisjes
Selim Lulaj
Tel: 038 200 30 001
Email: selim.lulaj@rks-gov.net

 

Copyright © 2020.