Drejtorati i Menaxhimit dhe Integrimit të Sistemeve

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

1. Menaxhon, Administron, zhvillon dhe mirëmban sistemet e e-Qeverisjes dhe sisteme te tjera qe operojnë në IRK, si dhe integrimin e softuerit në të gjitha institucionet qeveritare të Republikës se Kosovës;
2. Inicon projekte softuerike në bazë të procedurave administrative dhe ligjeve të aprovuara,  me qëllim të automatizimit të proceseve administrative dhe proceseve të tjera, që kanë të bëjnë me automatizimin e shërbimeve në institucionet qeveritare dhe komunikim/interoperabilitet të shërbimeve;
3. Përgatit dhe integron të gjitha kërkesat, që kanë të bëjnë më ndërtimin dhe integrimin e softuerëve, duke përfshirë arkitekturën softuerike, modelet, proceset, bazat e shërbimeve, regjistrat, nivelet e sigurisë, etj;
4. Menaxhon Portalin Shtetëror në aspektin e ndërtimit, avancimit dhe integrimit të shërbimeve;
5. Menaxhon pasurinë qeveritare të softuerëve të licencuar dhe kodet burimore të sistemeve të ngritura në kuadër të TI-së dhe qeverisjes elektronike.
6. Menaxhon me domenin www.rks-gov.net dhe nen domenet e tij.
 

Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:

• Sektori për Integrim te Sistemeve Softuerike
• Sektori për Menaxhim dhe Projektim te Sistemeve Softuerike

 

Drejtor i Drejtoratit për Menaxhimin dhe Integrimin e Sistemeve
Hekrem Sadiku
Tel: 038 200 30 003
Email: hekrem.sadiku@rks-gov.net

 

Copyright © 2020.