Drejtorati i Rrjetit dhe Telekomunikimit

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

1. Përgjegjës për punën dhe funksionimin e Rrjetin Shtetëror (rrjeti mikrovalor dhe rrjeti optik) neper të gjitha IRK-t si në nivelin qëndror edhe në atë lokal.
2. Përgjegjës për punën dhe funksionimin e sistemeve të Telefonisë në IRK.
3. Bën koordinimin me institucionet tjera me qëllim të integrimit të tyre në rrjetin shtetëror.
4. Përgatit udhëzime për përdorimin e sistemeve transmetuese dhe atyre telekomunikuese, si dhe përpilon skica për raporte vjetore dhe raporte tjera të rregullta.
5. Në bashkëpunim me institucionet tjera realizon në mënyrë periodike dokumentimin e të gjithë rrjetit qeveritar, duke përfshirë stacionet e rrjeteve, nënrrjetet, segmentet e rrjeteve, nyjat, etj.;
6. Përcjell  Zhvillimet e TI-së dhe këshillon mbi praktikat më të mira për zyrtaret qëndror dhe komunal të IT-së.
7. Planifikon dhe menaxhon procesin e realizimit të projekteve nga ana e kontraktorëve, lidhur me zgjerimi, fuqizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit shtetëror, si dhe të STQ VoIP.
8. Është përgjegjës për identifikimin e nevojave, dizajnin, përgatitjen e buxhetit, blerjen, marrjen me qira dhe vënies në punë të paisjeve dhe shërbimeve për të plotësuar nevojat e institucioneve.


Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët:

• Sektori i Administrimit të Rrjetit Shtetëror
• Sektori i telefonisë

 

Drejtor i Drejtoratit të Rrjeteve dhe Telekomunikimit
Merita Seferi
Tel: 038 200 30 444
Email: merita.seferi@rks-gov.net

 

Copyright © 2020.