Panifikimi dhe Menaxhimi i Projekteve

Në Ministrinë e Administratës Publike janë projektuar dhe përgatitur për procese të mëtejme projektet për ndërtesën e Komisionit të Pavarur të Medias (KPM), ndërtesës së Qendrës për Vlerësim dhe Standarde (QVS), ndërtesës së shkollës fillore në Fushticë të Epërme të komunës së Drenasit, ndërtesës së shkollës profesionale në Komoran, ndërtesës përcjellëse të AKI-së në Prishtinë, ndërtesave përcjellëse të Kampusit Universitar (UMIB) “Isa Boletini” në Mitrovicë, ndërtesa e Çerdhes në Prizren, shkolla e muzikes ne Prizren. projekti per Komisioni I Pavarur  per Miniera dhe Minirale (KPMM), projekti per Impiantin ne Bllokun Urban ne Prishtine e Re, projekti I Gjykate Themelore te Pejes – pas nenshkrimit MAP-KGJK-MPMS-K.Pejes. Projekti i dislokimit ne Prishtinen e Re - RTK-se., ne baze te MM-MAP –RTK. Procesi shpronesimeve- pagesa per  ish ndertesen  e Rilindjes, ish ndertesen e  Germise , ish ndertesen  e Bankes se Lubjanes.

Në lokacionin e ndarë për ndërtesat qeveritare në Prishtinën e Re ka filluar  edhe zbatimi i projektit  për akomodimin e ndërtesave qeveritare – agjencive të pavarura dhe janë arritur disa marrëveshje mirëkuptimi për ndërtim-menaxhim të ndërtesave  nga ana e MAP-it. Në mesin e projekteve të bartura nga viti 2016, që kanë vazhduar së ndërtuari janë: ndërtesa e Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), ndërtesat e Universitetit të Mitrovicës, Faza e III, ndërtesat e shkollave fillore në Bajçinë (Podujevë), Korenicë (Gjakovë), Llapushik, (Drenas), Rahovec, Magurë (Lypian), Petreshticë (Shtime), Pozharan (Viti) dhe Novo Bërd si dhe sallat e edukatës fizike në Komoran (Drenas), Ratkoc (Rahovec),  Salla ne Pogragje (Gjilan) eshte perfunduar teresisht.

Bazuar në memorandumet e nënshkruara me institucionet përkatëse ka vazhduar ndërtimi i ndërtesave të Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Gjakovë, i ndërtesës së  Gjykatës Themelore në Novobërdë dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në QPP, i cili ka përfunduar. Po kështu, ka përfunduar edhe renovimi i ndërtesës së MMPS-së, me financim të Zyrës së BE-së në Kosovë. Pastaj, pas renovimit të lokaleve në ish-Bankën e Lubjanës, janë akomoduar Agjencia e Konkurrencës së Kosovës dhe Avokati i Popullit. Është bërë adaptimi i  sallës së trajnimeve në Katin XVIII në Pallatin e ish-“Rilindjes” për nevojat qeveritare.

Copyright © 2020.