Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP)

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) është institucion qeveritar i themeluar për aftësimin e shërbyeseve civil dhe rritjen e qëndrueshmërisë së shërbimit civil në Kosovë (SHCK) me qëllim për të zhvilluar dhe ngritur cilësinë e shërbimeve civile që ofron administrata publike në vend. Ofrimi i programeve të trajnimit të përshtatur me Kornizat strategjikë dhe ligjore. Program i jonë i trajnimit është bazuar në Strategjinë e trajnimit të nëpunësve civil për vitin 2016-2018. Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar dizajnimit te kurseve dhe moduleve për trajnim.

Dokumentet  e punës (në përdorim)

  • Ligji IKAP
  • Udhëzimi Administrativ për pagesat trajnerëve
  • Udhëzuesin për vlerësimin e përformncës së trajnerëve
  • Procedura për vlerësimin e materialeve për trajnim
  • Procedura e trajnimit (vlerësimi i nevojave, zhvillimi i trajnimit dhe vlerësimi i ndikimit)
  • Dokumentet e punës (që janë në proces)
  • Platforma elektronike (dokumentet ligjore/strategjike, dokumentet SMC, modulet e trajnimit, data bazën e trajnimit, data bazën për trajner)
  • Procedurën për rekrutimin dhe certifikimin e trajnerëve

Bashkëpunimi me Institucione: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministria e Financave, Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Ministria për Dialog ne Qeverinë e Republikës se Kosovës, Deutsche Gesellschaft Für Internationale Zusammenarbeit Gmbh, Njësisë Qendrore Harmonizuese, Programit Të Kombeve Të Bashkuara Mbi Vendbanimet Njerëzore, Regional School of Public Administration, Public Administration Institute For Turkey And Middle East, Shkolla Shqiptare për Administratë Publike, Agjencia për Regjistrimin Civil, Komisioni Rregullative i Prokurimit Publik, Projekti Mbështetje Qeverisjes Lokale, Ministria e Punëve të Brendshme, Projektit të BE-së: Përmirësimi i cilësisë së investimeve publike në Kosovë dhe përgatitja e terrenit për fondet e BE, Qendra Juridike e Kosovës, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Qendra për Politika dhe Avokim, Ministria e Forcës dhe Sigurisë, MPB -Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, Ministria e Infrastrukturës, MPPS – Këshilli i Përgjithshëm Për Shërbime Sociale Dhe Familjare, Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat, Swiss Lntercooperation, Swiss Foundation For Development And International Cooperation, United Nations Development Programme, The Europian Union Special Representative in Kosovo.

Lidhja me Planin e Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE). Përderisa PVPE ende është duke u fokusuar në procesin e zbatimit të legjislacionit të ri për shërbimin civil, përmirësimin e sistemit për menaxhimin e burimeve njerëzore, zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike dhe gjithashtu zbatimi i proceseve rishikuese funksionale, strategjia Afatmesme e IKAP-it i është drejtuar veçanërisht aspektit të ngritjes së kapaciteteve, të dyja në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe në zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike e cila është përshtatur së fundmi. Palët e interesuara të përfshira, duke përfshirë ministritë tjera.

IKAP-i dhe i gjithë stafi i tij, Ministria për Administratë Publike (MAP) dhe Zyra e Kryeministrit (ZKM) ishin përfshirë në mënyrë aktive në procesin e zhvillimit. Si akter kryesor i IKAP-it, MAP-i ka një interes të madh në zbatimin me sukses të strategjive, në përformansën e përgjithshme të IKAP-it dhe cilësinë e trajnimeve të tyre.

 

Vizito faqen: http://www.ikap.rks-gov.net  
Tel: 038-200/31-020
Email: Info.ikap@rks-gov.net

   

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike