e-Qeverisja › Legjislacioni për TIK

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i organeve përgjegjëse për zhvillimin e shërbimeve të shoqërisë së informacionit në institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe kompetencat, përgjegjësitë, organizimi dhe funksionimi i tyre.

Qëllim i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e të dhënave në server, si dhe siguria e të dhënave dhe qasja në këto të dhëna.

Ky Udhëzim Administrativ përcakton mënyrën e menaxhimit të sigurisë së informatave nga personat përgjegjës për zbatimin dhe mirëmbajtjen e sigurisë informative në institucionet e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për përmbajtjen, redaktimin,  administrimin dhe funksionimin e portalit qeveritar të Republikës së Kosovës.

Me këtë Udhëzim Administrativ vendosen rregullat për menaxhimin dhe përdorimin e internetit në institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky udhëzim administrativ përcakton procedurat e krijimit, administrimit, shfrytëzimit dhe mbylljes së llogarisë elektronike zyrtare për të gjithë shfrytëzuesit dhe administratorët e llogarisë elektronike të sistemit shtetëror të Teknologjisë Informative në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i kësaj rregullore është përcaktimi i standardeve të përdorimit të softuerit dhe harduer nga zyrtarët e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ky udhëzim administrativ përcakton standardet për formën, përmbajtjen minimale, pamjen vizuele, dhe karakteristikat tjera që duhet të kenë të gjitha ueb faqet e institucioneve publike.

Kjo rregullore ka për qëllim unifikimin e procedurave dhe standardeve të komunikimit, përmes përdorimit të postës elektronike zyrtare në institucionet e Republikës së Kosovës.

Kjo Rregullore ka për qëllim rregullimin e procedurave për prodhimin dhe përdorimin e kartelave identifikuese për funksionarët publik dhe zyrtarët e institucioneve të Republikës së Kosovës, të kontraktuesve nga ana e institucioneve përkatëse, si dhe të vizitorëve që hyjnë në ndërtesat e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kjo rregullore përcakton rregullat dhe standardet për zhvillimin, menaxhimin dhe ndërveprimin e bazave të të dhënave në institucionet e Republikës së Kosovës.

Me këtë Rregullore vendosen standardet, mënyra e funksionimit dhe koordinimit të aktiviteteve ndërmjet të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit dhe strukturave apo zyrtarëve të TIK-ut të IRK.

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i standardeve dhe rregullave unike për inicimin, planifikimin, ekzekutimin, monitorimin dhe kontrollin, si dhe përmbylljen e procesit të menaxhimit të projekteve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në institucionet e Republikës së Kosovës.

​​​​​​​

Copyright © 2020.