DRAPIE

Departamenti për Reformën e Administratës Publike dhe Integrimeve Evropiane

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

1. Identifikon prioritete që kanë të bëjnë me reformën e administratës publike (RAP);
2. Koordinon dhe kontribuon në zhvillimin e dokumenteve strategjike dhe planifikuese për RAP-in, duke përfshirë nevojën për përditësimin e tyre;
3. Siguron konsistencën mes dokumenteve strategjike dhe planifikuese për RAP-in, si dhe pajtueshmërinë e tyre me prioritetet e Qeverisë dhe me dokumentet tjera strategjike të Qeverisë;
4. Siguron që aktivitetet e planifikuara për RAP-in, të përfshihen në dokumentet që kanë të bëjnë me planifikimin vjetor dhe shumëvjeçar buxhetor dhe me planin vjetor të punës së ministrisë dhe të Qeverisë, si dhe me Programin Legjislativ të Qeverisë;
5. Analizon dhe monitoron zbatimin e dokumenteve strategjike për RAP-in;
6. Mbikëqyrë procesin e organizimit dhe riorganizimit të brendshëm si dhe sistematizimin e vendeve te punës ne administratën shtetërore;
7. Përgatitë për Ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, raporte lidhur me zbatimi e dokumenteve strategjike, që kanë të bëjnë me RAP-in;
8. Mbështetë sistemin e hapjes së tëdhënave (open data) dhe organizimin e takimeve të mekanizmave përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e reformës;
9. Ndihmon dhe koordinon planifikimin, programimin, monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të ndihmës së huaj, në aktivitete që ndihmojnë RAP-in, si dhe përcakton prioritetet e projekteve që duhet të financohen nga donatorët;
10. Koordinon komunikimin me donatorë në fushat e lidhura me strategjinë e RAP-it dhe aktivitetet në PVRAP-it;
11. Ndihmon organizimin e takimeve të Komisionit Ndërministror për RAP, si dhe përgatit të gjitha materialet, të cilat nevojiten për takimet e Komisionit;
12. Monitoron dhe raporton mbi procesin e zbatimit të integritetit dhe etikës në administratë publike;
13. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian;
14. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;1.
15. Ofron mbështetje në përafrimin elegjislacionit të ministrisë me acquis communautaire;
16. Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
17. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushëveprimtarinë e ministrisë.

 

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike