IKAP › Drejtoria e Administratës dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Në mandatin e tij përshin fushën e administratës, teknologjisë informative, burimet njerëzore, financat, prokurimin, logjistikën dhe arkivin e AD-së. Departamenti i Administratës dhe Financave është përgjegjës për:

Hartimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore në fushën e administratës,
Sigurimin, koordinimin dhe menaxhimin në ofrimin e shërbimeve administrative dhe financiare që kanë të bëjnë me funksionet e AD-së dhe në mbështetje të aktiviteteve të AD-së.
Zhvillimin e një administrate profesionale, efikase, funksionale si dhe ofrimin e shërbimeve të shpejta administrative, në përputhje me nevojat dhe specifikat e AD-së.
Planifikimin, hartimin, raportimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e buxhetit dhe financave të AD-së përfshirë edhe donacionet si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin për shpenzime të parasë së imët,
Zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve që e rregullojnë sferën administrative të buxhetit dhe financave,
Planifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të prokurimit në AD në pajtueshmëri të plotë me  dispozita ligjore dhe aktet tjera nënligjore të prokurimit publik.
Zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe urdhëresave administrative lidhur me shërbyesit civil.
Planifikimin, mbikëqyrjen dhe administrimin me  pajisjet e teknologjisë informative, programet softuerike dhe sistemet e rrjetit telekomunikues, të cilat janë pronë e AD-së,
Planifikimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin me pasurinë  e AD-së.
Ofrimin e shërbimeve logjistike ku përfshihet furnizimi me mallra, shërbimet e transportit, mirëmbajtja e objektit  dhe arkivi i AD-së,
Ofrimin e shërbimeve administrative në lëmin e personelit dhe teknologjisë informative,
Koordinimi me institucionet relevante për zbatimin e legjislacionit në kuadër të funksioneve të departamentit.

 

Drejtori:
Bujar Thaçi 
Tel: 
038 200 31 025
Email: bujar.thaqi@rks-gov.net 

 

Copyright © 2020.