Misioni

Ministria e Administratës Publike punon në avancimin dhe modernizimin e tërë aparatit shtetëror administrativ për t’ju shërbyer me efikasitet, transparencë, profesionalizëm dhe paanshmëri të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe vet institucioneve të Republikës së Kosovës. Për arritjen e këtij qëllimi, Ministria e Administratës Publike në pajtim me Rregulloren Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive, ushtron përgjegjësitë vijuese:

• Harton dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave të shërbimit civil;
• Identifikon prioritetet, propozon dhe koordinon procesin e reformës së administratës publike;
• Zhvillon, promovon dhe bashkërendon zbatimin e politikave për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të shërbimit civil dhe të administratës publike në Kosovë;
• Administron listën e pagave të shërbimit civil;
• Mban dhe administron Regjistrin Qendror të Personelit për Shërbimin Civil të Kosovës;
• Bën trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të nëpunësve civilë;
• Ofron shërbime menaxhuese të inxhinierisë dhe të ndërtimit për institucionet e Republikës së Kosovës;
• Mban dhe administron regjistrin e të gjitha organeve të administratës publike në Republikën e Kosovës;
• Vendos standardet dhe shërbimet e teknologjisë informative duke përfshirë dhe e-Qeverisjen për institucionet e Kosovës, si dhe koordinon sigurinë e shërbimeve të teknologjisë informative;
• Zhvillon dhe bashkërendon zbatimin e politikave që lidhen me regjistrimin e OJQ-ve;
• Përgatit raportin vjetor për situatën e përgjithshme të Shërbimit Civil dhe ia paraqet atë Qeverisë së Kosovës;
• Përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe së bashku me Ministrinë e Financave bën negociata me sindikatat e Shërbimit Civil; dhe kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen me legjislacionin përkatës në fuqi.

 

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike