Zëvendesministrat

Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

 

Bajram Gecaj u lind, më 13 prill 1963, në fshatin Llukë e Poshtme komuna e Deçanit.  

 

ARSIMIMI:
Fakultetin Juridik e ka mbaruar në Universitetit e Prishtinës në vitin 1997.
Magjistraturën (MA) në Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci, e kreu në  Universitetin  Staffordshire, Stafford, të Britanisë së Madhe (BM), më 2006.
Vazhdon në programin e doktoratës (PhD) në Fakultetin Juridik, departamenti i “Ligjit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, në Universitetin Publik "Hasan Prishtina”.
I mbështetur nga Qeveria Zvicerane, në vitin 2016 ka mbaruar Kursin për Ndërmjetësim Paqësor, si dhe një numër kursesh profesionale të sponzoruara nga Qeveria e ShBA-së në periudhën kohore 2000-2014.

 

PËRVOJA PROFESIONALE:

Nga periudha 1.10.2009 e tutje:
Ligjërues në Kolegjin “Dardania” të Prishtinës, në lëndët: Politikë e Jashtme dhe Diplomaci; Teoria dhe Praktika e Administrimit Ndërkombëtar; Bazat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare; Organizatat Ndërkombëtare; E Drejta Ndërkombëtare Publike; dhe Aspektet Krahasimtare të Administratës Publike në vendet e BE-së.

Periudha 2017-2019: 
Nga viti 2017 deri me 2019 ka punuar në baza profesionale (konsulentë), me angazhime të përkohshme, si për qeverinë Zvicerane ashtu edhe për atë Norvegjeze.

Në periudhën 19.01.2015–11.09.2017:
Zëvendësministër & Këshilltar i Kryeministrit; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Prishtinë.
Ka shërbyer si ndihmës dhe zëvendësues i Ministrit, si dhe njëkohësisht  edhe si këshilltar i Kryeministrit.

Në periudhën e viteve 17.07.2000–25.05.2014:
Specialist i Lartë Politik në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë. Ka shërbyer si analist e raportues mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike në skenën politike kosovare.

Në periudhën 15. 04.1992–10.06. 1999:
Përfaqësues Ligjor dhe Përkthyes në Kompani të ndryshme juridike me seli në Londër, (BM).
Duke punuar për kompani të ndryshme juridike me seli në Londër, ka vepruar si përfaqësues juridik dhe/ose përkthyes, kryesisht për refugjatë kosovarë dhe boshnjakë, para Gjykatave Britanike, autoriteteve të imigracionit dhe policisë.

Në periudhën 15.4.1992–10.06.1999: 
Përfaqësues i Komunitetit  Kosovar në Britani, Londër (BM). Gjatë viteve të qëndrimit në BM, ka kontribuuar në proceset e shthurjes së nyjës kosovare, përmes organizatave të ndryshme politike dhe jopolitike, siç ishin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)-Dega në Britani të Madhe, Shoqata Bamirëse “Kosova Aid” dhe Komiteti i Krizës Kosovare (një organizatë ombrellë e të gjitha shoqatave të shqiptarëve të Kosovës në Londër). Gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka shërbyer gjithashtu edhe si njëri ndër zëdhënësit kryesor kosovar në mediat kryesore anglofolëse, siç ishin: BBC, CNN, SKY-News, CBC, NBC, ABC dhe ITN.

Gjuhët: 
Flet gjuhën angleze dhe serbo-kroate;

Copyright © 2020.