DFSHP

Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

1.Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës;
2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;
4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;
5. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
6. Ofron shërbime logjistike për ministrinë.

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike