Fjalimet e Ministrit


Fjalimi i Ministrit për Javën Kundër Korrupsionit “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë 11 dhjetor 2018


Prishtinë 11/12/2018


Është kënaqësi e veçantë të flas në këtë tryezë organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” nën drejtimin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të nderuar të pranishëm,

Është kënaqësi e veçantë të flas në këtë tryezë organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” nën drejtimin e Institutit të Kosovës për Drejtësi,  me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Shfrytëzoj rastin të ju përgëzoj për organizmin e këtij diskutimi për një temë me të vërtet të rëndësishme në lidhje me  “Zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë”

Korrupsioni është një fenomen kompleks socio-politik dhe ekonomik që prek të gjitha vendet në botë, por ka efekte të veçanta negative për shtetet që janë në proces të shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të vlerave demokratike, siç është Republika e Kosovës, duke sulmuar themelet e funksionimit demokratik të institucioneve publike  

Për këtë arsye, Lufta Kundër Korrupsionit është prioritet i Agjendës Kombëtare të Qeverisë së Kosovës dhe kusht qendror për suksesin e realizimit të aspiratave tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Raporti i fundit i për Kosovën nga Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka arritur progres sa i përket hetimit dhe ndjekjes për raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë, mirëpo ende jemi në fazën e hershme të përgatitjes.

Kosova ka një kornizë të mirëfilltë ligjore për luftimin e korrupsionit, mirëpo sfidë kryesore mbetet zbatimi dhe kapaciteti i institucioneve. Së fundi Kuvendi ka miratuar një pako ligjore të tejet të rëndësishme kundër korrupsionit që përfshinë  Kodin Penal, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së përfituar me vepër penale si dhe projektligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Fokusi ynë duhet të jetë në zbatim.

Krahas kësaj Kuvendi po ashtu ka miratuar në lexim të parë pakon ligjore për reformën e administratës publike, ku përfshihet  edhe Projektligji për Zyrtarët Publik si dhe Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, ku vëmendje të veçantë iu është kushtuar fuqizimit të dispozitave të etikës në administratës publike, përfshirë këtu edhe parandalimin e konfliktit të interesit. Njëri prej ndryshimeve kryesore që pritet të ndodh është rekrutimi i centralizuar i shërbyesve civil që do të reduktoj në masë të madhe ndërhyrjet politike në proces.

 

Më lejoni të ju njoftoj se në Ministrinë e Administratës Publike së në kuadër të përpjekjeve për zbatimin e Kontratës për Reformën Sektoriale me Komisionin Evropian, kemi finalizuar metodologjinë për zhvillimin e raportit për masat disiplinore ndaj shërbyesve civil për shkelje të etikës dhe kornizës ligjore anti-korrupsion dhe tashmë kemi publikuar të dhënat për vitin 2017, ku janë evidentuar gjithsej 34 masa disiplinore ndaj shërbyesve civil në nivel lokal dhe qendror. Këto të dhëna tregojnë se afërisht çdo muaj administrata e shtetit ka shqiptuar afër 3 masa disiplinore ndaj shërbyesve civil dhe kjo nënkupton se një pjesë e infrastrukturës institucionale dhe të politikave anti-korrupsion funksionon në administratën shtetërore.

Së fundi kemi filluar edhe procesin e racionalizimit të agjencive të pavarura që shënon një nisme tejet të rëndësishme për llogaridhënie në administratën publike si dhe për ruajtjen e buxhetit të shtetit.

Në si Ministri, kemi një bashkëpunim të shkëlqyet me shoqërinë civile dhe institucionet publike në përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën dhe llogaridhënien. Së fundi ne si Ministri kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë me departamentin e hetimeve në kuadër të Agjencinë Kundër Korrupsionit në përgatitjen e ligjit për Shërbimit Civil në Kosovë.

Veprimet për luftimin e korrupsionit nuk duhet të jetë viktimë e agjendave politike, sepse kemi të bëjmë me interesin shtetëror këtu. Imazhi për Kosovën si vend i korruptuar po dëmton edhe proceset e tjera reformuese dhe po zbeh përkrahjen për vendin. Në luftën tonë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të kemi një qëndrim të vendosur.

Në këtë kontekst, çmoj lartë dhe falënderoj shoqërinë civile për kontributin e tyre të vazhdueshëm. Unë me vëmendje do të dëgjoj të gjeturat e raportit të IKD dhe mirëpres vazhdimin e diskutimeve konstruktive  për adresimin e sfidave të veçanta në administratën publike.

Ne jemi duke punuar për një administratë publike moderne, efikase, transparente dhe llogaridhënëse e cila nënkupton përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarit, rritje të besimit të publikut tek shteti, si dhe ngritjen e kapacitetit të administratës publike për tu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të integrimit të shtet ndërtimit. Luftimi efektiv i korrupsionit në administratën shtetërore është pengesa kryesore e procesit të reformave që godet drejtpërdrejt shërbimin ndaj qytetarit.

Ju faleminderit për vëmendje!

 

Copyright © 2020.