Fjalimet e Ministrit


Fjalimi i Ministrit Yagcilar për Konferencën rreth analizimit të komenteve dhe rekomandimeve të raporteve rreth Monitorimit të Administratës Publike


Prishtinë 12/12/2018


Më lejoni të filloj duke ju uruar mirëseardhje në këtë konferencë që Ministria e Administratës Publike e organizon në bashkëpunim me OECD-SIGMA në lidhje me monitorimin e reformës së administratës publike.

I nderuari z. Besnik Tahiri

Të nderuar z.  Jesper Johnson si dhe z. Peter Vagi nga SIGMA

Të nderuar kolegë dhe pjesëmarrës të kësaj konference

Më lejoni të filloj duke ju uruar mirëseardhje në këtë konferencë që Ministria e Administratës Publike e organizon në bashkëpunim me OECD-SIGMA në lidhje me monitorimin e reformës së administratës publike.

Siç jeni në dijeni, Kuvendi i Republikës së Kosovës kohët e fundit ka miratuar në shqyrtimin e parë tre ligjet kryesore për reformën e administratës publike, në përputhje me objektivat e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020. Ligji për Pagat, Ligji për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, do të sjellë një epokë të re të ndryshimeve në administratën publike që është domosdoshmëri absolute për të zgjidhur problemet aktuale që kemi me sistemin e pagave, funksionimin e agjencive të pavarura dhe procesin e rekrutimit dhe vlerësimin e performancës në shërbimin civil.

Me fjalë të tjera po futemi në një periudhë dinamike të reformave në administratën publike dhe këto tre ligje rrisin nevojën për shqyrtimin e procesit të monitorimit dhe raportimit të zbatimit të reformave në administratën publike

Qëllimi i kësaj konference është të diskutojmë në mënyrë të hapur për raportet e monitorimit të zbatimit të strategjive të Reformës së Administratës Publike, sepse jemi të interesuar që të përmirësojnë raportet përkatëse, duke përfshirë edhe metodologjinë e hartimit të tyre me qëllim që të fuqizojmë kapacitetin monitorues të zbatimit të strategjive në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia e qeverisë të rritet në drejtim të qytetarëve.

Nga diskutimet me partnerët tanë, duke përfshirë Komisionin Evropian, OECD / SIGMA dhe organizatat e shoqërisë civile, ne kemi kuptuar se procesi i reformave të administratës publike shihet si shumë komplekse dhe nuk kuptohet mirë se çfarë përmban në të vërtet dhe në çfarë drejtimi po e dërgon vendimin.

Me fjalë të tjera duam që raportet e zbatimit të strategjive të reformës së administratës publike të kuptohen lehtë dhe të mbështesin një diskutim të mirëfilltë dhe konstruktive, si brenda qeverisë por po ashtu edhe në publik, për sfidat që kemi dhe mënyrat më të mira për të adresuar këto sfida.

Besoj se kemi nevojë për këtë, sepse kjo do të mundësojë pjesëmarrje më të mirë nga organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesit në procesin e reformës së administratës publike.

 

Është shumë e rëndësishme që të kemi mundësi të bëjmë përmirësimin e raportit sepse reforma e administratës publike është një proces me rëndësi të madhe për interesin publik dhe për qeverinë.

Ne duhet të fillojmë procesin për ndryshimin e Koncept-Dokumentit për Sistemin e monitorimit dhe vlerësimit për Reformën e administratës publike 2015-2020 si dhe duhet të punojmë edhe në harmonizimin e kornizës strategjike.

Koncept dokumenti i ri duhet ti jep përparësi katër gjëra: së pari, përdorimit të platformave elektronike për grumbullimin dhe raportimin e rezultateve, së dyti hartimin e caqeve që janë të thjeshta, konkrete dhe reale dhe sidomos në përputhje me kapacitetin e institucioneve dhe së treti unifikimin e metodologjisë së raportimit dhe së katërti prezantimit të raporteve para publikut në formë që është lehtë i lexueshëm dhe i kuptueshëm.

Reformat efektive në administratën publike varen nga një monitorim efektiv dhe profesional i procesit të zbatimit të tyre dhe aftësisë së sistemit për të pranuar dhe për tu përgjigjur në inputin e qytetarëve dhe shoqërisë civile .  

Ndryshimi i procesit të monitorimit të zbatimit të reformave në administratën publike duhet të jetë në përputhje me konceptin e Menaxhimit të Ri Publik që përcakton këtë si një kulturë menaxhimi që thekson rolin qendror të qytetarit, si dhe përgjegjësinë për rezultate, duke promovuar decentralizimin e shërbimeve. Prandaj mbase duhet të shqyrtojmë edhe mundësitë që MAP të bashkëpunoj më afër me shoqërinë civile ose organizatat apo akter profesional në përgatitjen e raporteve.

Po ashtu më lejoni të theksoj se nevoja për përmirësuar raportimin e zbatimit të strategjive të reformës së administratës publike është njëra prej konkluzioneve të Grupit të Veçantë për Administratën Publike si dhe është ndërlidhur edhe me procesin e zbatimit të Kontratës për Reformën Sektoriale me Komisionin Evropian.

Unë po shpresoj që do të kemi një diskutim të mirë sot. Ne mirëpresim të gjitha rekomandimet prej anës suaj rreth hartimit, të lexuarit, shpërndarjes të raporteve që lidhen me monitorimin e reformës së administratës publike.

Përmirësimi dhe cilësia e raporteve ka rëndësinë e vetë të veçantë për reformimin dhe modernizimin e administratës publike, prandaj ju faleminderit për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj.  

 

Faleminderit për vëmendjen tuaj!

Copyright © 2020.