Fjalimet e Ministrit


MESAZHI I MINISTRIT YAGCILAR PËR KALIMIN E PAKOS SË REFORMËS SË ADMINISTRATËS PUBLIKE NË KUVEND


Prishtinë 02/02/2019


Dua të përgëzoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin për Pagat që paraqet një arritje të madhe për procesin e reformës dhe modernizimit të administratës publike. Miratimi i këtyre ligjeve shënon gjithashtu zbatimin e një prej treguesve kryesorë nga Kontrata e Reformës Sektoriale për Administratën Publike me Komisionin Evropian.

Ligjet përkatëse adresojnë sfidat kryesore që kemi në administratën publike, duke përfshirë, ndër të tjera, procesin e rekrutimit të nëpunësve civilë dhe vlerësimin e performancës së tyre dhe do të krijojë përgjegjësi në formimin dhe menaxhimin e agjencive të pavarura. Ligjet përkatëse do të transformojnë rolin dhe mandatin e Ministrisë së Administratës Publike dhe ne jemi të gatshëm të ecim përpara në zbatim.

Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar Kryeministrin Haradinaj për mbështetjen që kemi pasur gjatë gjithë procesit. Krye parlamentarin Veseli për përkushtimin dhe përkrahjen e tij në këtë proces, anëtaret e komisionit parlamentar për administratë publike, qeverisje lokale dhe media për punën e tyre. Gjithashtu dua të përgëzoj dhe falënderoj për punën e tyre Grupet Punuese që kanë hartuar ligjet dhe Departamentin Ligjor në MAP.

Copyright © 2020.