Menaxhimi i ndërtesave

MAP-i ka menaxhuar me 68 ndërtesa, me  216,393.76 m², hapësira të brendshme dhe të jashtme 213,553.93m², ose gjithsejtë 429,947.69m².  Në mungesë të kontraktorëve të mirëmbajtjes teknike, punët janë kryer nga MAP-i. Në këto sipërfaqe te hapësirave nuk jane  te përfshira hapësirat e ndërtesave ne qytete ne Veri te venditMAP-i, në vitin 2017 ka nisur me Projektin e Efiqiences  dhe ka vazhduar edhe me 2018 – zëvendësimi i poçeve ekzistuese me ato Led në ndërtesën e qeverisë ish-“Rilindja”, në Kryeministri, në Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës, me të cilin projekt parashihen kursime të konsiderueshme në shpenzimin e energjisë elektrike.  

Problemet qe e kane përcjellë MAP-in në këtë fushë janë: mungesa e stafit te nevojshëm inxhinierik, mungesa e paisjeve dhe programeve te nevojshme per punë, mungesa e ngritjes profesionale (trajnimeve në përputhje me nevojat e pajisjeve të teknologjive të avancuara. Kërkesa të shumta për adaptime dhe renovime në ndërtesa për të krijuar hapësira për akomodimet e zyrtareve të ndryshëm.

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike