Ministria

Lajmet


Nën kryesimin e Ministrit të Administratës Publike z. Mahir Yagcilar dhe z. David Cullen, Shef i Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit në Komision Evropian, është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Veçantë për Reformën në Administratën Publike (GVRAP).
Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Sami Hajdaraj, ka vizituar objektin në ndërtim të Institutit të Kosovës për Administratës Publike, që është duke u ndërtuar në zonën Prishtina e Re. Me këtë rast, zëvendësministri Hajdaraj për së afërmi u njoftua me punën e bërë në këtë ndërtesë, deri tash, por edhe me dinamikën e shtuar me qëllim që ndërtesa të kryhet në afatin e paraparë .
Ministria e Administratës Publike/Agjencia për Shoqërinë e Informacionit në bashkëpunim me Innovation Center Kosovo (ICK) dhe me mbështetjen e Open Data Kosovo (ODK), është duke organizuar sfidën e parë të vizualizimit të hapjes së të dhënave të Qeverisë. Sfida synon të edukojë dhe të frymëzojë publikun e gjerë për të krijuar perspektiva të reja mbi përdorshmërinë e të dhënave dhe vendimeve të bazuara në të dhëna, me theks të veçantë në hapjen e të dhënave të Qeverisë, pasi fuqizon një grup të gjerë të qytetarëve për të shtyrë kufijtë e qeverisë së hapur.
Sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, ku është shpalosur një gamë e gjerë e punëve dhe aktiviteteve të kryera në fushën e reformave shtetërore. Ministri Yagcilar, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Ministrave për RAP-in, pasi u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga Komisioni Evropian dhe SIGMA, theksoj se viti 2018, shënoi një transformim të rëndësishëm në kontekstin e Reformave në Administratën Publike.
Nën organizimin e Ministrisë së Administratës Publike u organizua takimi me përfaqësues të OJQ-ve, të shëqërisë civile dhe me zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Rendin e Ditës të takimit të Grupit të Veçantë për Reformën në Administratën Publike, 22 majit 2019, ku do të bëhet fjalë për zhvillimet në fushën e reformës në administratën publike, me theks të veçantë për Llogaridhënien menaxheriale, Strategjinë për Përmirësimin e Planifikimit të Politikave dhe Koordinimit 2017-2021, për Zhvillimin e Kornizës Kombëtare për menaxhim Strategjik, për Strategjinë për Rregullim më të Mirë 2.0.2017-2021 dhe Koncepdokumentin për Zvoglimin e Barrës Administrative.
Ka ditë, që Ministria e Administratës Publike ka nisur debatin për Projektligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjeve, që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura. Në këtë debat publik, pos zyrtarëve të MAP-it dhe atyre të Zyrës së KE-së e SIGMA-s, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, dhe agjencive të pavarura të cilat në këtë fazë do t’i nënshtrohen procesit të reformës, përkatësisht plotësim- ndryshimit të ligjeve të tyre.
Në kuadër të debatit katër ditor të organizuar nga Ministria e Administratës publike, me përfaqësues të Aviacionit Publik, të Ministrisë së Infrastrukturës, të ZKM-së, të ZK-së së BE-së, të SIGMA-s dhe të shoqërisë civile, u fol për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit NR.03/L-051 për Aviacionin Civil. Me këtë rast u tha se Republika e Kosovës, përkatësisht AAC-ja, e themeluar me ligjin bazik është përgjegjëse për rregullimin e sigurisë së aviacionit civil dhe rregullimin ekonomik të aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës.
Në ditën e tretë, debati për Projektligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjeve, që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse, u përqendrua kryesisht tek Ligji NR. 03/L-163 për Miniera dhe Minerale dhe Ligji për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës. Të pranishëm, pos zyrtarëve të MAP-it, Zyrës së Komisionit Evropian, SIGMA-së, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Gjatë këtij debati u tha se shkurtesa KPMM (Shërbimi për Gjeologji, Miniera dhe Minerale), zëvendësohet me shkurtesën SHGJMM (Shërbimi për Gjeologji, Miniera dhe Minerale).
|< 1 2 3 4 5 6 7 8  ... >| 

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike