Lajmet


MINISTRI YAGCILAR ZHVILLOI DEBAT ME SHOQËRINË CIVILE


Prishtinë 08/05/2019


Nën organizimin e Ministrisë së Administratës Publike u organizua takimi me përfaqësues të OJQ-ve, të shëqërisë civile dhe me zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Rendin e Ditës të takimit të Grupit të Veçantë për Reformën në Administratën Publike, 22 majit 2019, ku do të bëhet fjalë për zhvillimet në fushën e reformës në administratën publike, me theks të veçantë për Llogaridhënien menaxheriale, Strategjinë për Përmirësimin e Planifikimit të Politikave dhe Koordinimit 2017-2021, për Zhvillimin e Kornizës Kombëtare për menaxhim Strategjik, për Strategjinë për Rregullim më të Mirë 2.0.2017-2021 dhe Koncepdokumentin për Zvoglimin e Barrës Administrative.

Ministri Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, pasi elaboroi një sër aspektesh dhe të arriturash në fushën e reformës në administratën publike, të pranishmëve iu foli për rolin dhe rëndësinë që ka takimi i 22 majit i GVRAP-it . Në këtë aspekt, tha ministri Yagcilar, bashkë me institucionet përgjegjëse për reformat në administratë publike kemi qenë të përkushtuar në realizimin e obligimeve të dala nga takimi i fundit të GVRAP-it të mbajtur me 26 Prill 2018. Që nga fillimi, Komisioni Evropian dhe SIGMA kanë qenë partnerë thelbësor për MAP-in dhe procesin e RAP-it. Ndaj, viti 2018 shënoi një transformim të rëndësishëm në bashkëpunimin tonë me KE-në në kontekstin e reformave të administratës publike, kur filluam zbatimin e  Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike. Ky ishte një zhvillim shumë pozitiv, që ndihmoi në përqëndrimin e burimeve dhe në përkushtimin ndaj reformave thelbësore, që ofroi një mekanizëm për Qeverinë dhe Komisionin Evropian, për të rritur bashkëpunimin dhe për të koordinuar veprimet. Ndërkaq, këtë vit, tre zhvillime do të dominojnë diskutimin.  Fjala është për Zbatimin e Pakos Ligjore për RAP-in, Zbatimin e  Kontratës për Reformën Sektoriale për RAP-in si dhe për Procesin e Racionalizimit të Agjencive. Ministri Yagcilar, të pranishmëve iu foli për specifikat e këtyre zhvillimeve duke  shfaqur edhe vullnetin e mirë të MAP-it për rritjen e bashkëpunimin me shoqërinë civile në fushën e reformës në administratën publike.

Takimin e përshkoi një debat përmbajtjesor me porositë për përparime në fushën e reformës, për një administratë cilësore, në funksion të qytetarëve. 

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike