Ministria

Lajmet


SFIDA E VIZUALIZIMIT TË TË DHËNAVE TË HAPURA


Prishtinë 16/05/2019


Ministria e Administratës Publike/Agjencia për Shoqërinë e Informacionit në bashkëpunim me Innovation Center Kosovo (ICK) dhe me mbështetjen e Open Data Kosovo (ODK), është duke organizuar sfidën e parë të vizualizimit të hapjes së të dhënave të Qeverisë. Sfida synon të edukojë dhe të frymëzojë publikun e gjerë për të krijuar perspektiva të reja mbi përdorshmërinë e të dhënave dhe vendimeve të bazuara në të dhëna, me theks të veçantë në hapjen e të dhënave të Qeverisë, pasi fuqizon një grup të gjerë të qytetarëve për të shtyrë kufijtë e qeverisë së hapur.

Ftojmë të gjithë qytetarët kureshtarë që të transformojnë të dhënat e hapura dhe të papërpunuara të institucioneve të Kosovës, në rezultate të interpretueshme, duke përdorur teknika vizuale moderne dhe kreative.

Në linqet e mëposhtëm do t'i gjeni të gjitha detajet e garës: 
https://ickosovo.com/events/all-events/kosovo-open-data-visualisation-challenge 

https://www.facebook.com/events/595554574275737/

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike