Lajmet


ZËVENDËSMINISTRI I MAP-it SAMI HAJDARAJ VIZITOI OBJEKTIN NË NDËRTIM TË IKAP-it


Prishtinë 21/05/2019


Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Sami Hajdaraj, ka vizituar objektin në ndërtim të Institutit të Kosovës për Administratës Publike, që është duke u ndërtuar në zonën Prishtina e Re. Me këtë rast, zëvendësministri Hajdaraj për së afërmi u njoftua me punën e bërë në këtë ndërtesë, deri tash, por edhe me dinamikën e shtuar me qëllim që ndërtesa të kryhet në afatin e paraparë .

Ka kohë që në këtë ndërtesë kanë përfunduar ndërtimet e vrazhda, kurse në këtë periudhë është duke u punuar  me intensitet të shtuar në meremetimin dhe fasadimin e ndërtesës. Nga ajo që u pa në vend punishte, por edhe nga zotimet dhe informacionet e marra nga punë kryesi, u dëshmua se ekziston një intensitet i shtuar në kryerjen e punimeve, pjesa dërmuese e të cilave po bëhen në nivel cilësor.  Meqë, ka mbetur edhe pak kohë deri në finalizimin e këtij projekti, me rëndësi për IKAP-in dhe për administratën e  Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjendja në terren jep shpresë se objektivat e paraparë për realizimin e këtij projekti do të përmbushën me kohë. Me këtë projekt, përfundimisht pritet të bëhet zgjidhje fatlume për institutin e administratës, por edhe për fushën e trajnimeve për administratën e shtetit.


 

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike