Lajmet


IKAP-i NË BASHKËPUNIM ME AMBASADËN FRANCEZE SHKËMBEJNË PËRVOJAT EVROPIANE PËR ADMINISTRATË PUBLIKE


Prishtinë 15/11/2019


Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar sot mori pjesë në sesion trajnimin për shkëmbimin e përvojave evropiane mbi praktikat e mira të rekrutimit në shërbimin publik, i cili është organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike IKAP në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Shkollën Franceze për Administratë Publike ENA

Ministër Yagcilar tha se në vitet e fundit ka ndodhur ndryshime sidomos në administratën publike dhe ka nevojë gjithmonë për ndryshim dhe përshtatje jo vetëm brenda vendit, por edhe në Bashkimin Evropian

Për funksionimin efikas të administratës, ministri tha se njerëzit e duhur duhet që të pranohen në pozitat që meritojnë, prandaj ai e elaboroi normat e reja që janë vendosur me Ligjin e ri për Zyrtarët Publik për t’i mbrojtur nëpunësit publik nga ndikimi politik. “Për me i realizuar të gjitha këto nevojitet një administratë e fortë dhe të jenë të përgatitur. Këto rezultate arrihen vetëm kur pranohen njerëzit e duhur”.

Në fund të fjalës së tij Ministri tha se në bashkëpunim me Komisionin Evropian i kemi përgatitur këto ligje dhe jemi në fazën e implementimit dhe po ashtu kemi nevojë për përkrahje.

Ndërsa Zëvendës ambasadorja e Francës në Kosovë, Carole Blestel, tha se duhet të shmangen konfliktet dhe të luftohet nepotizmi, e përgëzoj ministrin për implementimin e 3 ligjeve dhe të zhvillimit të administratës publike.

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike