Lajmet


ËSHTË NËNSHKRUAR RREGULLORJA PËR PËRFITUESIT NGA SKEMA E BURSAVE


Prishtinë 15/11/2019


Qëllimi i kësaj rregullore është përcaktimi i rregullave për emërimin e përfituesve të bursave të shërbimit civil të Kosovës. Nënshkrimin e saj e bëri, Ministri i Administratës Publike ,Mahir Yagcilar duke u mbështetur në nenin 36 të Ligjit për Zyrtarët Publik i cili ka hyr në fuqi si pjesë e pakos reformuese të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Me hyrjen në fuqi të kësaj rregullore të gjithë përfituesit e skemave të bursave në bazë të një marrëveshjes ndërkombëtare të cilët kanë përfunduar studimet Mastër jashtë vendit do të përjashtohen nga procedurat e pranimit në shërbimin civil dhe këtë mënyrë atyre do të u mundësohet punësimi varësisht nga profile që ata kanë zgjedhur në studim.

Ky është një përkushtim i yni që të ndërtojmë një administratë moderne dhe të motivojmë të rinjtë e vendit që njohurit e fituara nga shkollimi ndërkombëtar të i vejnë në përdorim edhe në Kosovë.

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike