Lajmet


FUSHATË PËR NDER TË 25 NËNTORIT - DITËS NDËRKOMBËTARE PËR ELIMINIMIN E DHUNËS NDAJ GRUAS


Prishtinë 27/11/2019


Në dhjetor të vitit 1999, në Sesionin e 54 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është miratuar Rezoluta 54/134 e cila 25 Nëntorin e shpallë si Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, që simbolizohet edhe me Kordele të Bardhë.

Mbi këtë bazë, në mbarë botën, periudha 25 nëntor - 10 dhjetor organizohet fushatë sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas. Në këtë plan, edhe  Agjencia për Barazi Gjinore e Republikës së Kosovës, për periudhën 25 nëntor-10 dhjetor 2019 ka organizuar fushatën kundër dhunës ndaj gruas, në shenjë solidariteti me këtë ditë të shënuar. Mu për këtë,  në të gjitha ueb faqet e institucioneve dhe në Portalin Qeveritar, për 16 ditë më radhë do të qëndrojë “Kordelja e bardhë”, që është simbol i luftës kundër dhunës ndaj gruas.

Copyright © 2019. Ministria e Administratës Publike