Lajmet


PROGRESI NË REFORMËN E ADMINISTRATËS PUBLIKE I SJELL KOSOVËS 5.5 MILION EURO


Prishtinë 13/12/2019


Komisioni Evropian ka disbursuar këstin e parë prej 5.5 milion Euro direkt në thesarin kombëtar të Kosovës në bazë të Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformën në Administratën Publike.

Kjo kontratë u negociua në vitin 2017 dhe implementimi filloi në vitin 2018. Kosova mund të përfitojë deri në 22 milion euro gjatë katër viteve të ardhshme nëse arrin të përmbushë objektivat e dakorduara në të kontratë dhe të tregon përparimin në reformimin e administratës publike. Qëllimi është të afrojmë Kosovën dhe administratën e saj publike më afër BE-së dhe të forcojmë profesionalizmin e shërbimit civil dhe të përmirësojmë shërbimet publike për qytetarët dhe komunitetin e biznesit. Ky instrument ka qenë shumë i rëndësishëm për të rritur fokusin dhe mbështetjen për reformën e administratës publike si dhe forcimin e pronësisë locale të procesit të reformave.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se e mirëpret lajmin për disbursimin e këstit si një akt vendimtar që demonstron përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj Kosovës, dhe njeh progresin domethënës që është bërë në procesin e reformës së administratës publike vitet e fundit.

Gjatë vitit 2018, qeveria ka punuar në përmbushjen e tetë treguesve, të cilat gjithashtu përfshijnë paketën legjislative për reformën e administratës publike. Raporti për vitin 2018 tregon se në total janë plotësuar shtatë (7) tregues, tre (3) tregues janë ende duke u përmbushur, ndërsa dy (2) tregues nuk janë përmbushur. Kjo tregon se Qeveria e Kosovës ka zbatuar 58 përqind të Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike në vitin 2018. Këto rezultate tani i mundësojnë Qeverisë së Kosovës të kërkojë rreth 3 milionë euro nga Komisioni Evropian si pjesë e këstit të ndryshueshëm nga Kontrata e Reformës Sektoriale për RAP.

Një nga prioritetet kryesore në reformimin e administratës publike është procesi i racionalizimit të organeve të pavarura dhe agjencive ekzekutive, i cili është gjithashtu një kusht kryesor nga Kontrata e Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike. Nën udhëheqjen e Ministrisë së Administratës Publike, qeveria ka filluar të zbatojë këtë proces të vështirë, dhe ka miratuar një plan veprimi, një koncept-dokument për raundin e parë të racionalizmit dhe ka kryer konsultimet e nevojshme me agjencitë përkatëse. Qeveria është e përkushtuar të zbatojë me sukses këtë proces sepse është thelbësor për llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë.

Copyright © 2020. Ministria e Administratës Publike