Lajmet


TESTI ELEKTRONIK DËSHMI E NJË TRANSPARENCE ME RASTIN E REKRUTIMIT TË ZYRTARËVE PUBLIKË


Prishtinë 31/01/2020


Në takimin e dytë të punës, me përfaqësuesit e institucioneve për Projektin Hartimi i Testit Elektronik për Rekrutimin e Zyrtarëve Publikë, që është pjesë e Strategjisë së Qeverisë/MAP-it, për reformë në administratën publike, u punua në grupe punuese për përpilimin e pyetjeve nga fusha dhe sektorë të ndryshëm. Pas prezantimit të punës së grupeve, u bë edhe përpilimi i versionit final të pyetje përgjigjeve, që pritet të vendosen në këtë program, të cilat do të shërbejnë me rastin e testimeve të kandidatëve që mësyjnë administratën shtetërore.

Gjatë dy ditëve të takimit të punës, mbretëroi vlerësimi se, Programi Elektronik i testit për zyrtarët publikë, do të jetë një arritje e madhe në ndryshimet në administratë, me theks të veçantë në fushën e rekrutimit, që do të eliminojnë defektet e deritashme në këtë fushë, nëpërmjet një transparence që nuk ka ekzistuar deri më tash.

 

Copyright © 2020.