Lajmet


TAKIM LAMTUMIRËS I MINISTRIT YAGCLAR ME STAFIN E MAP-it


Prishtinë 04/02/2020


Me rastin e ndryshimeve të reja në Qeveri, ministri në detyrë i MAP-it, Mahir Yagcilar, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, organizoi një takim lamtumirës me Sekretarin e Përgjithshëm, Arton Berisha dhe drejtorët e udhëheqësit e dikastereve të ministrisë.

Në këtë takim iu hodh një shikim punës së bërë në këtë ministri, nën udhëheqjen e Yagcilarit por edhe objektivave me të cilët pritet të ballafaqohet MAP-i, qofshin ato në fushën e reformave në administratën publike, të inxhinierisë, të shërbimit civil e të ngjashme. Ishte vlerësim i përbashkët se, kundrejt vështirësive të pranishme, në Ministrinë e Administratës Publike, është bërë një punë e mirë në të gjitha aspektet, me theks të veçantë në krijimin e bazës ligjore për administratën shtetërore, pas miratimit të Pakos Ligjore, nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Copyright © 2020.