Lajmet


MINISTRI VELIU U TAKUA ME STAFIN DREJTUES TË ADMINISTRATËS PUBLIKE


Prishtinë 11/02/2020


Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu i bëri një vizitë stafit të Administratë Publike, me ç’ rast u njoftua me punën angazhimin dhe sukseset e shënuara të Administratës Publike e cila me riorganizimin e ri i'u bashkua Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në takimin që pati me drejtorët dhe udhëheqësit e dikastereve të Administratës Publike, ministri Veliu shprehu optimizmin e tij për punë dhe angazhim në detyrën e re si ministër, duke u zotuar se do të jetë në dispozicion dhe përkrah secilin zyrtar dhe secilën politikë që do të realizohet në fushën e Administratës Publike.

Përkundër vështirësive që e presin Administratën Publike ministri Veliu u zotua se do të bëjë të pamundurën që punët të ecin  në drejtimin e dëshiruar dhe në pajtim me objektivat që do t’ia parashtrojë vetës Qeveria e Re.

Gjatë kësaj vizite ministrit ju prezantua raporti i punës njëvjeçarë i Administratës Publike  dhe sukseset e shënuara në fushat e inxhinierisë, teknologjisë informative, të reformës në administratën publike, të shërbimit civil, të komunikimit e të ngjashme.

Pas takimit ministri Veliu u bëri edhe një vizitë hapësirave ku punojnë nëpunësit civilë për t’u njoftuar me kushtet në të cilat ata veprojnë.

Copyright © 2020.