Ministër - U.D Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla

U.D në detyrë Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike


Email /
Tel: /

 

Xhelal Sveçla, i diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega e Stomatologjisë, filloi studimet fillimisht në Prishtinë gjatë viteve 1990.

  • Aktivitetin e tij politik e filloi si një ndër organizatorët e protestave studentore kundër regjimit serb, si zyrtar ekzekutiv në Unionin e Pavarur të Studentëve në Komisionin e Mjekësisë. Në vitin 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
  • Në planin profesional mjekësor ai punoi pranë organizatave dhe shoqërisë civile, në Prishtinë dhe Tiranë, si koordinator në “International Medical Corps Tirana”, dhe drejtor nacional në “SOS Kinderdorf International”, kryesisht me përgjegjësinë e përkujdesjes për fëmijët në nevojë.
  • Në vitin 2003 u angazhua në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), që synonte ndryshime shoqërore dhe qytetari aktive.
  • Ai u emërua si drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ku pati si detyrë vendosjen dhe respektimin e ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës.
  •  z. Sveçla  si drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, u përqendrua në cilësimin e drejtë të përgjegjësisë në punë, trajnimin e stafit dhe krijimin e kushteve të duhura për zbatimin e detyrave në këtë drejtori.
  • Si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e fundit ka qenë zëvendëskryetar i Komisionit për Komunitete e më pas kryesues, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe kryetar i Komisionit Hetimor lidhur me dëbimin e 6 shtetasve turq.
  • Xhelal Sveçla ka qenë ndër themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aktivist e organizator në veprimtaritë e këtij subjekti.
  • Përgjatë viteve, ai ka mbajtur pozita të ndryshme drejtuese, si dhe aktualisht është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Zëvendës Ministër i Parë në MPBAP në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Copyright © 2020.