DRAPIE › Drejtori

Erna Hasangjekaj

Drejtor i DMRAP-it

Znj. Erna Hasangjekaj u lind me 1980 në Prishtinë. Studimet Universitare i ka përfunduar në SHBA në Universitetin e Oklahomes, ku ka marrë titullin BA në Psikologji, si dhe titullin Master në drejtimin Psikologji Organizative, në kuadër të Universitetit Wiscounsin Stout/ SHBA.

Znj. Hasangjekaj ka një përvojë mbi 11 vjeçare në menaxhim dhe implementimin e projekteve në Kosovë dhe SHBA, me theks të veçantë në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale në fushën e Administratës Publike dhe të Integrimeve Evropiane; Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të qeverisjes së ndërmarrjeve publike në nivel lokal dhe kombëtar në Kosovë, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve të organizatës dhe kuadrit institucional për t‘ofruar shërbime cilësore, e të gjitha këto në funksion të ndërtimit të kapaciteteve profesionale të institucioneve shtetërore.

Znj Hasangjekaj është pjesëmarrëse e shumë takimeve, grupeve punuese dhe forumeve për hartimin e strategjive shtetërore e sektoriale që ndërlidhen me zhvillimin dhe reformën e administratës publikë në Kosovë.

Nga dhjetori i vitit 2015, znj Hasangjekaj ushtron detyrën e Drejtorit të Departamentit për Reformën e Administratës Publike dhe Integrimeve Evropiane.

Copyright © 2020.